Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati këto ditë është duke qëndruar në Londër.
Gjatë qëndrimit atje, këngëtares i ka ndodhur një e papritur. Hajnat kanë grabitur gjësendet personale të këngëtares.
Ronela informoi se shkoi në polici për të paraqitur rastin dhe që kishte bllokuar kartat, por ishte vonë sepse personat që e kishin grabitur atë, kishin bërë shopping, blerë byzylyqe dhe atlete pafund me llogarinë e Ronelës.