image Ronela e zhgënjyer pas kritikave që mori: Kjo është gjithçka që mund të bëj

Bota e Yjeve

Ronela e zhgënjyer pas kritikave që mori: Kjo është gjithçka që mund të bëj

news image

Ronela u komentua mjaft shumë për veshjen e saj gjatë përformancës në Eurovision, ku u censurua dhe u fshi fotografia e këngëtares nga faqja zyrtare në Instagram e “Eurovision”.

Përveç kësaj artistja ka deklaruar se është në përgatitje edhe të vallëzimit bashkë me valltarët.

E siç duket e tërë kjo situatë e ka lodhur Ronelën. Ajo përmes një postimi në rrjetin social Twitter tha që është e lodhur dhe kjo është gjithçka që ajo mund të bëjë.

“Më mungon studioja ime, të bëj muzikë, koncertet, fansat. Kam punuar në çdo detaj për 5 muaj dhe njerëzit janë ende të pakënaqur nga unë. Kjo është gjithçka që mund të bëj, më vjen keq. Le të përfundojë kjo sa më shpejt. Fikini televizorin kur të transmetohet kjo performancë e tmerrshme sepse do ta harroni më shpejt!”, ka shkruar Ronela.

/GazetaSinjali/