image Ronaldos i lejohet kthimi në Itali

Futboll

Futboll/ Ronaldos i lejohet kthimi në Itali

news image

Avioni privat  i Cristiano Ronaldos, dje kishte fluturuar nga Madridi për në Torino, por iu desh për tu rikthyer në Madeira.

Tani pesë fituesi i “Topit të Artë”, do të fluturojë sonte në drejtim të Torinos.

Sipas raporteve nga mediat portugeze, sulmuesi i Juventusit ishte gati të kthehej në Itali tash e disa ditë, ndërsa i duhet t’i kalojë 14 ditë në karantinë.

Ai do të rifillojë stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit në 18 maj.

Portugezi kishte shkuar në vendlindje pas 9 marsit kur ishte zhvilluar ndeshja me Interin, e fundit në Serie A.