image Ronaldo zbulon të ardhmen e tij

Futboll

Futboll/ Ronaldo zbulon të ardhmen e tij

news image

Ylli portugez nuk e ka ndërmend të ndryshojë skuadër. “Tuttosport” raporton se 35 vjeçari po mban kontakte me Juventusin, dhe po stërvitet shumë për të qenë i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë po pret me padurim rifillimin e kampionatit, dhe ka planifikuar një rikthim në Itali.

Lojtari ka marrëdhënie të shkëlqyera me klubin, dhe ndjehet shumë i lumtur në Torino, pas që ka edhe dy vjet kontratë me Juventusin dhe synon ta respektojë atë.