image Ronaldo thyen heshtjen: Faji është vetëm i joni, i askujt tjetër

Futboll

Ronaldo thyen heshtjen: Faji është vetëm i joni, i askujt tjetër

news image

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka reaguar pas humbjes turpëruese nga Liverpool.

“Reds” fituan me rezultat të thellë 0 – 5 në “Old Trafford”.

Tani, Ronaldo ka reaguar në Facebook, duke fajësuar vetën dhe bashkëlojtarët dhe premtuar se do bëjnë shumë më mirë.

“Ndonjëherë rezulati nuk është ai që ne luftuam. Ndonjëherë rezultati nuk është ai që donim. Dhe kjo na takon neve, vetëm neve, sepse nuk është askush tjetër për t’u fajësuar”.

“Tifozët tonë ishin, edhe njëherë me mbështetje të vazhdueshme. Ata merituan më shumë, shumë më mirë dhe varet nga ne për ta bërë. Koha është tani”, shkroi ai.

/Gazeta Sinjali Sporti/