image Ronaldo thotë se Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Futboll

Sport/ Ronaldo thotë se Juventusi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

news image

Futbollisti i njohur portugez, Cristiano Ronaldo ka thënë se skuadra e Juventusit me ekipin aktual ka gjasa ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.

35-vjeçari ka shënuar 22 gola në 28 ndeshje dhe qëllimi i tij është të shtojë edhe një trofe titull të Ligës së Kampionëve, pasi aktualisht ka fituar pesë të tillë.

“Të luaj në Juventus më jep mundësinë që ta fitoj përsëri. Ne e dimë që është e vështirë, varet nga shumë faktorë, por është e mundur sepse kemi një ekip të mirë”, citohet të ketë thënë ai.

Portugezi në një prononcim për “Canal 11”, e ka pranuar se nuk ka menduar që do të bëhej kaq i suksesshëm.

“Mendoja se do të peshkoja në Madeira. Doja të bëhesha futbollist, por kurrë nuk kam menduar të fitoj gjithçka që kam fituar”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/