image Ronaldo si Xhaka - largohet nga stadiumi pasi u zëvendësua nga trajneri

Futboll

Sport/ Ronaldo si Xhaka – largohet nga stadiumi pasi u zëvendësua nga trajneri

news image

Sipas asaj që raporton Sky Sport, Cristiano Ronaldo, është larguar menjëherë nga stadiumi pasi i zëvendësua në fillim të pjesës së dytë kundër Milanit. Krejt kjo i ngjason revoltës nga portugezi.

Fabio Capello, ish-trajneri i Real Madrid dhe Juventusit, ka folur te “Sky Sport” pas ndeshjes Juventus-Milan e përfunduar 1-0 me gol të Dybala.

Ndërkohë, Capello ka shpërthyer me deklaratën e tij kundër Ronalodos

“Cristiano Ronaldo nuk driblon një kundërshtar prej 3 vitesh tashmë! Është gjithmonë i fortë në zone, por nuk e kalon më kundërshtarin. Kjo është e vërteta”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se një veprim të tillë e kishte bërë edhe Granit Xhaka kur u fishkëllye nga tifozët e Arsenalit në “Emirates”./Gazeta Sinjali/