Al-Nassr ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve të Azisë, si dhe të dhjetën radhazi në të gjitha garat.
Edhe Cristiano Ronaldo po vazhdon me formën e lartë, teksa edhe sonte la gjurmë në fitoren ndaj skuadrës nga Taxhikistani, Istiqlol Dushanbe.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Al-Awwal Park” përfundoi me rezultatin 3:1, me skuadrën saudite që triumfoi me përmbysje.
Ronaldo ishte autor i golit të parë në këtë përballje. (66’). Për yllin portugez ishte ky goli i tij i parë në këtë garë.
🚨🚨| Ronaldo has scored another goal for Al Nassr
— CentreGoals. (@centregoals) October 2, 2023
pic.twitter.com/OfgZPZnB3I
Dy golat tjerë u shënuan nga Anderson Talisca (72’, 77’).
Për skuadrën mysafire golin e vetëm e shënoi Senin Sebai (44’).
Al-Nassr tani ka gjashtë pikë dhe prin në Grupin E.