image Ronaldo për Messin: Një djalë i shkëlqyer që bën gjëra të mëdha për futbollin

Futboll

Ronaldo për Messin: Një djalë i shkëlqyer që bën gjëra të mëdha për futbollin

news image

Cristiano Ronaldo e ka lavdëruar Lionel Messin, duke e quajtur një djalë të “shkëlqyer”.

Portugezi ka vazhduar me pjesën e dytë të intervistës ekskluzive me gazetarin Piers Morgan.

37-vjeçari ka diskutuar për shumë pakënaqëi të tjera me me klubin e “djajve”, teka ka folur edhe për Leo Messin.

“Është sikur Messi është një shok skuadre. Ai është një djalë që e respektoj. Mënyra se si ai flet gjithmonë për mua. Edhe gruaja e tij, nga e dashura ime. Çfarë mund të them tjetër? Një djalë i shkëlqyer që bën gjëra të mëdha për futbollin”, ka deklaruar portugezi.

Tutje portugezi ka deklaruar se nëse Portugalia fiton Kupën e Botës, ai do të pensionohet nga futbolli.

/GazetaSinjali/