image Ronaldo pas lëvizjes në Arabi: Jam i emocionuar, vizioni që ka Al Nassr është shumë frymëzues

Futboll

Ronaldo pas lëvizjes në Arabi: Jam i emocionuar, vizioni që ka Al Nassr është shumë frymëzues

news image

Para pak minutash, Cristiano Ronaldo nënshkroi zyrtarisht për klubin arab Al-Nassr.

Është klubi arab të cilin e zyrtarizoi këtë lëvizje në këto orët e vona të mbrëmjes.

Portugezi ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare e gjysmë, që do të jetë valide deri në verën e vitit 2025.

Pas kësaj lëvizje, ka reaguar vet portugezi, duke deklaruar se ai është i emocionuar për këtë lëvizje.

“Jam i emocionuar për një përvojë të re në një ligë tjetër dhe në një vend tjetër, vizioni që ka Al Nassr është shumë frymëzues.

“Jam shumë i emocionuar të bashkohem me shokët e mi të skuadrës dhe të ndihmoj ekipin të arrijë më shumë sukses”, ka deklaruar Ronaldo.

/GazetaSinjaliSport/