image "Ronaldo nuk e di himnin e Europa League" - Sinjali

“Ronaldo nuk e di himnin e Europa League”

news image

Përpjekja e Cristiano Ronaldos për largimin nga Manchester United është plotësisht e kuptueshme, sipas Rio Ferdinand.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë i cili bëri një rikthim emocional në Old Trafford në 2021, po kërkon një rrugëdalje nga klubi vetëm një vit më vonë, pasi mendon se ambicia e tij personale për trofe nuk po përpudhet me klubin e tij.

Ferdinand e ka mbështetur portugezin, duke theksuar se ai madje as nuk e di se si është himni i Europa Ligës.

Ferdinand tha për kanalin e tij FIVE në YouTube: “Sigurisht që nuk është i lumtur! Ju po flisni për Cristiano Ronaldon këtu! Nuk e kuptoj se si është një histori e madhe që Ronaldo nuk është i kënaqur me mënyrën se si janë gjërat në Man Utd. Ai nuk mund të jetë. Unë nuk do të isha.

“Kushdo që dëshiron të fitojë ndeshje futbolli ose trofe, kushdo që është mësuar të fitojë dhe të garojë çdo vit në krye të tabelës për çmimet më të mëdha, dhe pastaj krejt papritur nuk është – dhe as nuk kualifikohet për Champions League – nuk mund të ulesh këtu dhe të presësh që ata të jenë të lumtur.

Ai nuk është i kënaqur me humbjen e Ligës së Kampionëve, ai as nuk e di se si tingëllon kolona zanore e Ligës së Evropës! Kur kjo të ndodhë, ai do të mendojë “çfarë jam duke bërë këtu?””

Ferdinand u pyet edhe për mungesën e portugezit në stërvitje, i cili u akuzua për mungesë të profesionalizmit: “Kam parë që njerëzit të tregohen pa respekt. Mënyra se si njerëzit po pyesin ‘ai nuk është këtu’ dhe histeria që e rrethon. Një anëtar i familjes së tij nuk është mirë, kështu që ai nuk është në stërvitje.

Ky është atleti më i përsosur, më profesionist që kemi parë në këto brigje. Atleti më profesionist që kemi parë për më shumë se 15 vjet dhe njerëzit po e vënë në dyshim profesionalizmin e këtij djali dhe pse ai nuk është në terren.

Po, ai mund të dëshirojë të largohet, ai mund të mos jetë i kënaqur me disa gjëra në klubin e futbollit, por për sa i përket profesionalizmit, ky djalë po stërvitet aty ku është – ne i kemi parë fotot.

Familja e tij është atje, ai duhet të jetë aty ku janë dhe ju duhet ta respektoni këtë. E thjeshtë. A mund të ishte komunikuar më mirë nga klubi? Ndoshta”, ka deklaruar Ferdinand.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: