image Ronaldo në lot gjatë intonimit të himnit të Portugalisë

Futboll

Ronaldo në lot gjatë intonimit të himnit të Portugalisë

news image

Cristiano Ronaldo me shumë gjasa do ta zhvillojë Botërorin e tij të fundi në karrierë – i cili do të jetë i pesti i tij në këtë garë.

E duket se kjo gjë e ka bërë emocional atë në ndeshjen hapëse të Portugalisë në Katar.

Portugezi është parë tejet emocional, i përcjellur nga lotët teksa intonohej himni i kombëtares së Portugalisë.

Ronaldoo 1

Portugalia ndeshjen e parë të grupeve e zhvillon ndaj Ghanës, në po të njëjtin grup ku gjinden edhe Uruguai dhe Korea e Jugut të cilat u ndanë baras para pak çastesh në duelin e tyre të parë.

/GazetaSinjaliSport/