image Ronaldo fiton çmimin e lojtarit të muajit në Premier Ligë dhe shkruan histori me Man Utd

Futboll

Ronaldo fiton çmimin e lojtarit të muajit në Premier Ligë dhe shkruan histori me Man Utd

news image

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit prill në Premier Ligë.

Portugezi fitoi çmimin pasi shënoi pesë gola në katër ndeshje përgjatë këtij muaji.

Me këtë çmim, 37-vjeçari ka bërë histori me Manchester United, duke e fituar tani më shumë herë se çdo lojtar tjetër në histori të klubit.

Portugezi e ka fituar tani gjashtë herë çmimin e lojtarit të muajit në Premier Ligë, duke e tejkaluar Wayne Rooneyn i cili e mbante primatin me më së shumti çmime të lojtarit të muajit nga lojtarët e Manchester United (5).

/GazetaSinjaliSport/