image Ronaldo dhe Georgina do të bëhen sërish prindër, po presin binjakë

Futboll

Ronaldo dhe Georgina do të bëhen sërish prindër, po presin binjakë

news image

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez do të bëhen prindër sërish.

Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë çifti përmes një foto të publikuar në Instagram. Çifti shfaqen në shtrat me ekografinë në duar dhe kanë treguar se shumë shpejt do të bekohen me dy binjakë.

“Me kënaqësi ju njoftoj se presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri, mezi presim t’ju takojmë”, ka shkruar dyshja krahas fotos.

Kujtojmë që futbollisti i njohur ka katër fëmijë, Cr Junior, binjakët Eva dhe Mateo dhe një vajzë me partneren e tij Georgina, Alana.  /GazetaSinjaliSporti/

May be an image of 2 people