Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli, duket se ka shumë të ardhme. Ronaldinho guxon shumë me krahasimin e tij dhe tregon se braziliani i ngjan Ronaldos.
Ronaldinho thotë se i riu nuk ka frikë askënd, një mentalitet që e ka patur edhe “Fenomeni”, transmeton Gazeta Sinjali.
“Ne brazilianët jemi shumë të lumtur për Martinellin dhe të ardhmen e tij. Të kesh talent është një gjë, por të kesh besimin që ka ai te vetja në moshën 18-vjeçare është diçka tjetër. Ma kujton Ronaldo fenomenin. Në sezonin e tij të parë në Europë shënoi 30 gola dhe njerëzit pyesnin: ‘Kush është ky brazilian 18-vjeçar?’. I pëlqente të luante me topin dhe të nisej drejt portës kundërshtare pa frikë prej kujt i dilte përballë “, deklaroi Ronaldinho.
“Shoh të njëjtat cilësi te Martinelli. Gabriel dëshiron të ketë topin dhe të shënojë gola. Ronaldo u bë futbollisti më i mirë në botë, mendoj se ky është edhe objektivi i Martinellit”, shtoi ai. /Gazeta Sinjali/