image Ronaldinho fiton ndeshjen e parë në burg, skuadra e tij shënoi 11 gola

Futboll

Futboll/ Ronaldinho fiton ndeshjen e parë në burg, skuadra e tij shënoi 11 gola

news image

Futbollisti brazilian, Ronaldinho po shkëlqen edhe në burg. Ai ka zhvilluar ndeshjen e parë, ku skuadra e tij ka shënuar fitore bindëse me rezultat 11-2.

Dinho në këtë ndeshje shënoi 5 gola dhe bëri 6 asistime, duke qenë kështu i përfshirë në të gjitha golat, transmeton Gazeta Sinjali.

Si shpërblim për këtë fitore, ekipi i Dinhos fituan një derr të pjekur 16 kilogram.

Legjenda braziliane po mbahet në një burg në Paraguaj pasi u kap me pasaport të falsifikuar. Ai do të qëndroj aty 6 muaj sipas vendimit të gjykatës./Gazeta Sinjali/