Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur në konferencën për media para ndeshjes së nesërme ndaj Osasunës.
Koeman tha se ndeshja e nesërme do të jetë e vëshitrë sepse Osasuna mbrohen shumë mirë por sipas tij Barcelona duhet të reagojë tani dhe ta shkurtojnë diferencën në tabelë me skuadrat e tjera në La Liga, shkruan Sinjali Sportiv.
“Ne duhet të presim deri nesër dhe ta konfirmojmë nëse Dest është i gatshëm për lojë apo jo. Messi dhe De Jong kanë pushuar mirë dhe do të jenë shumë të freskët për nesër“.
“Tributi më i mirë për Mardonën do të ishte që të fitojmë ndeshjen e nesërme” shtoi ai.
Barcelona dhe Osasuna do të përballen nesër me fillim nga ora 14:00, në “Camp Nou”.