Klubi italian, Atalanta i ka vendosur çmimin mesfushorit Cristian Romero.
Sipas ‘TuttoSport’, Atalanta ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh, për mbrojtësin e lidhur me një kalim te Manchester United, Cristian Romero , transmeton Sinjali Sport.
“Djajtë e Kuq” thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë 45 milionë euro për 23-vjeçarin, por klubi italian nuk është i gatshëm të lejojë mbrojtësin të largohet për një çmim të ulët.
Atalanta e nënshkroi Romeron në një marrëveshje huazimi dy-vjeçar nga Juventusi në 2019 dhe kanë vendosur të përdorin opsionin e tyre të blerjes prej 20 milionë euro në javët e ardhshme. /Gazeta Sinjali Sporti/