image Romano jep përditësim rreth situatës së Koundes

Futboll

Romano jep përditësim rreth situatës së Koundes

news image

Gazetari italian Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim së fundi rreth situatës së Jules Kounde.

Pavarësisht se u raportua se Chelsea kishte arritur marrëveshje me mbrojtësin francez, sot gjatë ditës burimi i afërt i klubit spanjoll, Gerard Romero theksoi se në fakt Barcelona ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin pas punës gjatë “natës” me drejtuesit e Sevillas.

Sipas Romanos, ndërsa burimet e Sevillas mohojnë çdo marrëveshje me Barcelonën pasi negociatat janë ‘vetëm me Chelsean’, Barcelona po përgatit një ofertë zyrtare për të provuar të rrëmbejë marrëveshjen, duke e cituar Romeron.

Romero shton se Chelsea është ende në pritje të “dritës jeshile” të Sevillas/Jules që nga e enjtja.

/GazetaSinjaliSport/