Casemiro po e mendon seriozisht largimin nga Real Madridi.
Brazilini ka marrë një ofertë joshëse nga Manchester United dhe ai është duke e konsideruar këtë mundësi.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Casemiro do të ketë një bisedë me Carlo Ancelottin në orët në vijim për të diskutuar të ardhmen e tij, pasi propozimi për kontratën e Manchester Unitedit i marrë dje po e tundon atë.
Sa i përket situatës së Frenkie de Jong, Man Utd nuk mori asnjë sinjal që nga muaji i kaluar, që nënkupton se ‘djajtë’ kanë hequr dorë nga mesfushori holandez.