image Roma pëson humbjen e parë në Serie A nga Verona

Futboll

Roma pëson humbjen e parë në Serie A nga Verona

news image

Roma ka pësuar disfatën e parë këtë sezon nga Verona, raporton Sinjali Sport.

Giallorossi humbi në udhëtim nga Verona me rezultat 3-2.

Edhe pse e nisën mirë anëtarët e Mourinhos me golin e Pellegrinit, nuk vazhdoi ashtu siç deshën,

Pjesa e dytë ishte totalisht e vendasve, të cilët brenda 10 minutave të parë përmbysën shifrat me golat e Barakit dhe Caprarit.

Mirëpo autogoli i Ilic barazoi rezultatin në të 58-ën minutë.

Sidoqoftë nuk kaloi shumë pas pesë minutave Faraoi realizoi golin e fitores për Veronën.

Me këtë humbje skuadra nga kryeqyteti italian mbetet në top 4she me 9 pikë, kurse vendasit arkëtuan pikët e para, me c ‘rast ngritën në pozitën e 14. /Gazeta Sinjali Sporti/