image Roma me stilin e Mourinhos bindshëm fiton ndaj Atalantas

Futboll

Roma me stilin e Mourinhos bindshëm fiton ndaj Atalantas

news image

Një ndeshje interesante u zhvillua sot (e shtune) në Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Atalanta ishte nikoqir i Romas në duelin për xhiron e 18-të në elitën italiane.

Giallorossi arriti fitore bindëse me rezultat të thellë 1-4.

Abraham me dy gola, Zaniolo dhe Smalling me nga një ishin realizatorët për ekipin e Mourinhos, ndërsa Muriel e realizoi golin e nderit te vendasit.

Përballja e dy skuadrave nga pjesa e epërme e tabelës së Serie A-së u luajt në Bergamo.

Pasi përfundoi takimi vendasit mbesin me 37 pikë në vendin e tretë, kurse mysafirët janë më poshtë në renditjen tabelore me 31 pikë në vendin e pestë.

Nga fillimi për Atalantan startoi Berat Gjimshitin i cili u zëvendësua në minutën e 34-të për shkak të lëndimi, gjersa Marash Kumbulla në bankën rezervë te Roma nuk u inkuadrua fare.  /Gazeta Sinjali Sporti/