image Roma fiton derbin ndaj Napolit

Futboll

Sport/ Roma fiton derbin ndaj Napolit

news image

Skuadra e Romës e ka fituar derbin e javës në Serie A ndaj Napolit me rezultat të ngushtë 2-1.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Nicolo Zaniolo në minutën e 19-të, Jordan Veretout në minutën e 55-të dhe golin për mysafirët e shënoi në minutën e 72-të Milik.

Me këtë fitore, Roma renditet në pozitën e tretë me 22 pikë, ndërsa Napoli renditet i shtati me 18 pikë./Gazeta Sinjali/