image Roma dhe Real Madrid me shkëmbimin e verës, Spinazzola në Madrid, ylli madrilen në Romë

Futboll

Roma dhe Real Madrid me shkëmbimin e verës, Spinazzola në Madrid, ylli madrilen në Romë

news image

Roma dhe Reali kanë gati shkëmbimin e verës, raporton Sinjali Sport.

Jose Mourinho ka filluar të projektojë skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe është në kërkim të përforcimeve të reja.

Portugezi është duke ndjekur me vëmendje paraqitjet e futbollistëve të Romës në Evropian, ndërsa ai që po spikat është Leonardo Spinazzola.

28-vjeçari ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve evropian falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me Italinë në Evropian.

Interesim konkret për Spinazzolan ka shfaqur dhe Mourinho dëshiron të përfitojë nga interesimi i Los Blancos.

“Don Balon”, raporton se Mourinho i ka kërkuar drejtuesve të Romës që në këmbim të Spinazzolas t’ia kërkojnë Realit kartonin e Luka Jovic.

Special One synon përforcimin e skuadrës në vijën e sulmit dhe beson se Jovic është i duhuri për sulmin.

“Don Balon”, shkruan se Perez është i gatshëm të sakrifikojë Jovicin dhe bisedimet mes Romës dhe Realit pritet të fillojnë së shpejti. /Gazeta Sinjali Sporti/