image Roma arrin marrëveshje, Elseid Hysaj bëhet me skuadër të re

Futboll

Sport/ Roma arrin marrëveshje, Elseid Hysaj bëhet me skuadër të re

news image

Skuadra e Romës është shumë afër që ta mbyllë transferimin e Elseid Hysajt nga Napoli.

Sipas asaj që raporton gazeta italiane “Corriere dello Sport”, Roma ka arritur marrëveshje me rivalin nga Serie A për transferimin e mbrojtësit shqiptar.

Sipas gazetës, romakët do të paguajnë 25 milionë euro për mbrojtësin, i cili nuk është i lumtur te napolitanët.

25-vjeçari më nuk është pjesë e planeve të Carlo Ancelottit, andaj në afatin kalimtar të janarit pritet të kalojë në “Olimpico”./Gazeta Sinjali/