image Rojtarja e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë sulmohet dhe rrëzohet përtokë nga një qytetar

Siguri

Rojtarja e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë sulmohet dhe rrëzohet përtokë nga një qytetar

news image

Një punëtore e sigurimit të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë ka qenë viktimë e një sulmi nga një qytetar, dje në mesditë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda kësaj ambasade kanë bërë të ditur se një qytetar e ka sulmuar dhe e ka rrëzuar përtokë punëtoren.

Motiv i këtij sulmi, Sinjali mëson se është fakti që rojtarja nuk ka pranuar që t’i kryen një shërbim në ambasadë të dyshuarit.

Gazeta Sinjali merr vesh se rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës./Gazeta Sinjali/