Rojës së Ministrisë të Infrastrukturës siç duket i ka pëlqyer dreka, aq sa ka e zgjatur orarin e pauzës më shumë se sa që duhet, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka treguar se gjatë kohës sa ai po qëndronte në Ministrinë e Infrastrukturës, rreth orës 13:10, askush nuk gjendej në sportelin që është i destinuar për sigurimin e kësaj ndërtese.
Tutje ky sinjalizues ka treguar se një gjendje e tillë në Ministrinë e Infrastrukturës ka qenë për rreth 15-20 minuta, duke shtuar se në këtë mënyrë çdo kush mund të hyjë e të dal kurdo, pa u kontrolluar nga askush.
Sinjalizuesi madje ka dërguar edhe një video nga Ministria e Infrastrukturës ku shihet se askush nuk gjendet në vendin e destinuar për roje në hyrjen e kësaj ministrie./Gazeta Sinjali/