image Skandal në det të hapur, rojtarët bregdetar në Greqi dhunojnë emigrantët

Evropë

Skandal në det të hapur, rojtarët bregdetar në Greqi dhunojnë emigrantët

news image

Dëshmi të shumta për dhunë në kufij janë duke u shtuar ditë pas dite pas fluksit të ri të emigrantëve që i janë drejtuar Evropës, për një jetë më të mirë.

Raportimet e fundit flasin për një incident të pazakontë në det të hapur, ku rojet bregdetare ushtruan dhunë ndaj disa refugjatëve afganë, të cilët udhëtonin me një gomone.

Sipas të dhënave, një efektiv i maskuar i rojës bregdetare greke goditi me shkop emigrantët dhe iu tha të largohen pasi nuk i përkasin këtij vendi.

Ngjarja vjen vetëm disa ditë pasi Komisioni Evropian urdhëroi një hetim për trajtimin e refugjatëve nga vendet anëtare të Kroacisë dhe Greqisë.

Një nga dëshmitarët e këtij incidenti tregon se në varkë ndodheshin 17 emigrantë, mes të cilëve gra dhe fëmijë dhe ndaj të gjithëve u ushtrua dhunë, raporton A2news.

“U ndjemë si minj”, deklaroi për media Khalid, i cili ishte larguar së fundmi nga Afganistani pasi ishte konvertuar në fenë e krishterë.

Lajmi u mohua menjëherë nga ministri grek i Migracionit, Notis Mitarachis i cili u shpreh se “Kufijtë grekë janë kufij evropian dhe ne operojmë me ligjet ndërkombëtare dhe evropiane për t’i mbrojtur ato”./GazetaSinjali/