image Rohde: KQZ ta kryejë punën pa ndërhyrje

Kosovë

Rohde: KQZ ta kryejë punën pa ndërhyrje

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur për zgjedhjet në Kosovë ku ka thënë se procedurat e certifikimit të kandidatëve janë të përcaktuara me ligj dhe e përfshijnë mundësinë e ankesës, përcjellë Gazeta Sinjali.

Rohde iu ka bërë thirrje palëve që të respektojnë procesin që është ende në zhvillim dhe të lihen institucionet e pavarura dhe organet relevante gjyqësore ta kryejnë punën.

Ne presim gjithë institucionet e Kosovës të garantojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente të kryera në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore, përfshirë edhe certifikimi i kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura janë të përcaktuara me ligj dhe përfshijnë mundësinë e ankesës. Gjitha palët duhet të respektojnë procesin që po zhvillohet, rregullat dhe udhëzimet përkatëse të cilat garantojnë zgjedhje fer dhe transparente. Është me rëndësi që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, ka shkruar Rohde në Twitter.

/GazetaSinjali/