image Rodri deklarohet para duelit ndaj PSG-së, e ka studiuar lojën e tyre, shpreson të fitoj

Futboll

Rodri deklarohet para duelit ndaj PSG-së, e ka studiuar lojën e tyre, shpreson të fitoj

news image

Rodri ka dhënë disa komente para ndeshjes së radhës së Manchester City në Champions League.

Mesfushori i Manchester City pret një ndeshje  të vështirë ndaj skuadrës që pësuan humbje në fazën e grupeve.

Ai shpjegon se si mënyra e lojës së PSG e vështirëson punën për ta, por edhe lë disa hapësira.

“Ata sulmojnë dhe mund të ketë më shumë hapësira. Ne kemi treguar këtë në ndeshjen e parë ndaj tyre”, ka thënë Rodri.

“Ata mbrohen me gjashtë lojtarë dhe sulmojnë me tre apo katër. Duhet t’i kapim këto situata dhe të bëjmë lojën tonë”, shtoi spanjolli.

“Ne kemi treguar paraqitje të mirë , por nuk kishim fat për fitoren. Ata janë gjithmonë të fortë, por të gjitha skuadrat kanë armët e tyre. Ata kanë armë, ne kemi, të shohim kush është më mirë”, ka thënë mes tjerash Rodri.

PSG e kishte mposhtur skuadrën e Manchester City në ndeshjen e parë, dhe kjo ndeshje e dytë do të jetë vendimtare për pozitën e parë. /Gazeta Sinjali Sporti/