image Rizvanolli paralajmëron: Nëse vazhdon konflikti Rusi-Ukrainë, çmimi i rrymës do të rritet

Financa

Rizvanolli paralajmëron: Nëse vazhdon konflikti Rusi-Ukrainë, çmimi i rrymës do të rritet

news image

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë sot se situata e shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, ka ndikuar në çmimin e naftës, gazit dhe energjisë elektrike.

Sipas saj, në rast të vazhdimit të konfliktit, çmimi i rrymës në Evropë dhe në Kosovë do të vazhdojë të rritet, raporton Gazeta Sinjali.

Rizvanolli ka thënë se invazioni rus në Ukrainë, ka shkaktuar trazim të tregjeve ndërkombëtare.

Ministrja ka kërkuar miratim të masave emergjente për furnizim me energji elektrike, por që u kundërshtua nga partitë opozitare.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se nuk do të marrin pjesë në votim të vazhdimit të masave të përkohshme.

Ndërsa deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku ka thënë se e kanë paralajmëruar shumë më herët rritjen e çmimit të energjisë elektrike porse kjo nuk është marrë parasysh.

Ajo ka thënë se as LDK-ja nuk do të marrë pjesë në votim, duke shtuar se e kundërshtojnë zgjatjen e masave emergjente.

/GazetaSinjali/