image Rivali i Chelseas hyn në garë për shërbimet e Brojës

Futboll

Rivali i Chelseas hyn në garë për shërbimet e Brojës

news image

West Ham ka zgjuar interesim për nënshkrimin e sulmuesit të Chelseat, Armando Broja.

Sulmuesi shqiptar ka interes edhe nga Newcastle, Everton, Napoli dhe Inter, të cilët po përpiqen të marrin Romelu Lukakun në huazim fillimisht.

Tani “Çekanët” u janë bashkuar atyre në një përpjekje për të përforcuar opsionet e tyre sulmuese, transmeton Sinjali Sport.

Broja, 20 vjeç, shënoi nëntë gola në 38 ndeshje në të gjitha garat për Southampton gjatë periudhës së huazimit të tij në bregdetin jugor nga skuadra e Stamford Bridge sezonin e kaluar.

Ai ka bërë vetëm një paraqitje në ekipin e parë për Chelsean, por aktualisht është kontraktuar me klubin deri në vitin 2026 pasi ka nënshkruar një marrëveshje të re afatgjatë verën e kaluar përpara se të largohej në huazim te St Mary’s.

Dhe duke folur muajin e kaluar, trajneri i Bluve, Thomas Tuchel konfirmoi se Broja – i cili ka shënuar tre gola në 12 ndeshje për vendin e tij – do të kthehet në Stamford Bridge për të marrë pjesë në parasezon.

Tuchel tha: “Para së gjithash, ata do të kthehen sepse janë lojtarët tanë. Kur i japim në huazim, e bëjmë këtë për ta, por edhe për ne që të kemi lojtarë më të mirë dhe më me përvojë. Ata janë lojtarët tanë dhe unë dua t’i kem në parasezon dhe më pas ne vendosim se çfarë do të ndodhë”.

Nuk është e qartë se sa do të kushtonte Broja nëse ai do të lëvizte në afatin kalimtar, megjithëse raportet i kanë dhënë atij një çmim prej 25 milionë funtesh.

/GazetaSinjaliSport/