image Njëra 98-vjeçare dhe tjetra 101, motrat ritakohen pas 47 vitesh

Botë

Botë/ Njëra 98-vjeçare dhe tjetra 101, motrat ritakohen pas 47 vitesh

news image

Dy motra, njëra 98-vjeçare dhe tjetra 101,  u ribashkuan për herë të parë pas 47 vitesh pasi u ndanë gjatë regjimit Khmer në Kamboxhia.

Bun Se, 98 vjeçe, gjithashtu takoi dhe të vëllain e saj, 92 vjeç. E gjithë familja mendonin për njëri-tjetrin se kishin vdekur gjatë regjimit totalitar.

Dy motrat u takuan për herë të fundit me njëra-tjetrën në vitin 1973, dy vite përpara ardhjes së regjimit komunist.

Gjatë këtij regjimit u vranë mbi 2 milion persona, shumë familje u ndanë nga njëra-tjetra.

Bashkëshorti i Bun Sen, po ashtu ka vdekur si pasojë e këtij regjimi dhe 98-vjeçarja u detyrua të mblidhte dhe të dërgonte për riciklim shishe plastike për të siguruar bukën e gojës.

Që prej vitit 2004, ajo i kërkonte autoriteteve për të kërkuar motrën dhe vëllain e saj, pavarësisht se mendonte se ata kishin vdekur.

Ndërsa, vetëm një javë më parë, qeveria i mundësoi asaj një udhëtim drejt fshatit të lindjes, ku kishin gjetur dhe familjarët e saj./Gazeta Sinjali/