image Rita Ora uron 15 vjetorin e Pavarësisë: Do mund të flisja pa u ndalur për njerëzit e mi në Kosovë

Bota e Yjeve

Rita Ora uron 15 vjetorin e Pavarësisë: Do mund të flisja pa u ndalur për njerëzit e mi në Kosovë

news image

Ylli ndërkombëtar i muzikës me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka bërë një urim për shqiptarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.

Në një video-mesazh për transmetuesin publik të Kosovës, Rita nuk nguroi të shprehte edhe një herë mirënjohjen për bashkëkombësit e saj, që e mbështetën gjithmonë në rrugën drejt suksesit.

“Përshëndetje RTK, jam Rita Ora. Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje”, thotë ndër të tjerash Rita Ora.

Ylli botëror, Rita Ora uron Kosovën për 15 vjetorin e pavarësisë

Posted by RTK on Thursday, February 16, 2023

/GazetaSinjali/