image Rita Ora ua rrëfen fansave kohën e vështirë të fëmijërisë si refugjate në Angli

Bota e Yjeve

Rita Ora ua rrëfen fansave kohën e vështirë të fëmijërisë si refugjate në Angli

news image

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, i ka emocionuar fansat e saj përmes një fotografie të cilën e ka postuar në rrjetin social, Instagram.

Këngëtarja është rikthyer në kohë për ta kujtuar jetën në Angli si refugjate në vitin 1994, duke treguar vështirësitë kur prindërit e saj vendosën të shpërnguleshin në Angli.

“Tung njerëz. Ndoshta arsyeja për këtë postim është që të ju tregoj juve për kohën kur isha e vogël në verën e vitit 1994. Më duket se thjesht u ndjeva e lirë derisa e shikoja dhe doja ta shpërndaja. Pse e doja kamerën kaq shumë! Edhe si fëmijë! Shpresoj se kjo do të ju bëjë të buzëqeshni, thjesht duke e shikuar jetën e një fëmije të vogël e të lirë. Kjo është ajo që të gjithë e meritojnë, të bardhë, të zi, portokalli, jeshil, çfarëdo ngjyre që ju mund ta emëroni! Një refugjate, një rast për të pasur jetë të mirë dhe mundësinë për të qenë e lumtur. Gjërat e thjeshta si ndjenja e sigurisë për të shkuar në park e për të ngrënë një akullore derisa je një fëmijë i shkujdesur. Këto janë kujtimet që ne i ruajmë. Këto janë momentet që na ndërtojnë neve në atë se çfarë do të bëhemi si të rritur, le t’i japim njerëzve një ambient të mrekullueshëm ku mund të jemi fëmijë e të rritemi”, shkroi Rita Ora.

Ajo ka kujtuar se si është ndrojtur karshi fëmijëve tjerë kur luante në park, në ditët e para të mbërritjes në Angli.

“Kur prindërit e mi vendosën që të shpërngulen në Angli nga Kosova, ishte e vështirë. Më kujtohet që më është dashur të shoh e të përjetoj disa gjëra në mënyrë që të përshtatesha si vajzë refugjate me vajzat tjera në lojërat e tyre në park, por kur shkoja në park ndjehesha e lirë. Racizmi, si imigrantët, refugjatët trajtohen! Ne nuk mund të arsyetohemi për nga ngjyra e lëkurës sonë ose prej nga jemi, ne jemi të gjithë një racë. Raca njerëzore”, tregon Rita Ora.

“Shpresoj që do të buzëqeshni sot. T’u jepni fëmijëve një vend ku ata mund të ndjehen të mirë. Faleminderit. E juaja përgjithmonë, Rita”, ka shkruar këngëtarja. /Gazeta Sinjali/.

https://www.instagram.com/p/CBNmI4lD8Ql/?utm_source=ig_embed