image Rita Ora tregon talentin e saj në pikturim - Sinjali

Showbiz/ Rita Ora tregon talentin e saj në pikturim

news image

Ajo ka qenë e bllokuar së fundmi për shkak të koronavirusit, teksa është regjistruar si vullnetare në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar).

Rita Ora dukej e lumtur dhe e kënaqur ndërsa shijonte diellin në kopshtin e saj, duke shfrytëzuar sa më shumë motin e mirë gjatë fundjavës së Pashkëve.

Ora e kombinoi bluzën e saj ngjyrë vjollcë me pantollona të shkurtëra të zinj dhe një palë syze dielli interesante blu.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare duket se e shfrytëzoi këtë ditë për të realizuar një pikturë interesante, me ç’rast tregoi talentin e saj edhe në vizatim.

Duke shfaqur pamjet e një peme të pikturuar, ajo shkruajti: “Dje u ula në kopsht, vizatova një pemë dhe pikturova në fytyrën time”.

Piktura e saj është pëlqyer dhe komplimentuar në masë të madhe nga ndjekësit e saj.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: