Ajo ka qenë e bllokuar së fundmi për shkak të koronavirusit, teksa është regjistruar si vullnetare në NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar).
Rita Ora dukej e lumtur dhe e kënaqur ndërsa shijonte diellin në kopshtin e saj, duke shfrytëzuar sa më shumë motin e mirë gjatë fundjavës së Pashkëve.
Ora e kombinoi bluzën e saj ngjyrë vjollcë me pantollona të shkurtëra të zinj dhe një palë syze dielli interesante blu.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare duket se e shfrytëzoi këtë ditë për të realizuar një pikturë interesante, me ç’rast tregoi talentin e saj edhe në vizatim.
Duke shfaqur pamjet e një peme të pikturuar, ajo shkruajti: “Dje u ula në kopsht, vizatova një pemë dhe pikturova në fytyrën time”.
Piktura e saj është pëlqyer dhe komplimentuar në masë të madhe nga ndjekësit e saj.