Rita Ora dukej plot shkëlqim e veshur tërësisht në të zeza teksa performonte në klubin e natës Heaven në Londër.
Këngëtarja, 32 vjeçe, tregoi trupin e tonifikuar e veshur me një jelek të zi të prerë, shoqëruar me pantallona të zbukuruara me gurë me shkëlqim.
Yllit për t’u dukur edhe më elegante përshtati dukjen me një palë këpucë me taka.
Rita tregoi disa unaza të mëdha diamanti që mbante teksa ishte lozonjare në prapaskenë në eventin ku performoi këngën e saj të re “You Only Love Me”.
Në një foto, ylli i TikTok, George Baggs, mund të shihet duke u ulur në një gju dhe duke imituar një propozim që e bën Ritën të tregojë me krenari unazën e saj të martesës.
0
Kjo vjen pasi Rita më në fund konfirmoi se ka lidhur martesën me regjisorin, Taika Waititi, duke e përshkruar dasmën si ‘perfekte’ dhe një ‘ditë të veçantë’.
Rita mund të shihet duke qeshur dhe më pas duke treguar unazën e martesës për të konfirmuar se është zyrtarisht jashtë tregut.
Gjithashtu atë natë, Rita shfaqi fizikun e saj joshës me një fustan rozë latex. Veshja e saj asimetrike ishte plotësisht e tejdukshme, teksa ajo u shfaq në formë të mrekullueshme.
Duke folur në Heart Radio Breakfast për të promovuar këngën e saj të fundit pak pasi pozoi topless për të festuar publikimin, Rita tha: “Po jam e martuar. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut”.
“Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me videon time të re po luaj në atë që mund të ishte”, deklaroi ylli, shkruan telegrafi.
Duke folur për ditën e madhe, Rita tha: “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja”.
Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publike me romancën e tyre atë gusht.