image Me fytyrën e Jezusit dhe gur safiri, unaza e shekullit XIV vlen mijëra dollarë

Modë & Stil

Me fytyrën e Jezusit dhe gur safiri, unaza e shekullit XIV vlen mijëra dollarë

news image

Tri vite më parë, një gjuetar thesari amator zbuloi ndoshta një nga unazat më të kushtueshme në botë.

Totalisht prej ari mesjetar dhe me një gur safiri në mes, unaza e gjetur nga Mark Thompson besohet se do të thyejë edhe rekordin për unazën që mund të sjellë shifra stratosferike në xhepat e pronarit.

Nga ekzaminimet e bëra, rezulton se unaza daton në shekullin e XIV dhe se nëse nxirret në ankand mund të shitet për shifrën e 64.500 eurove.  

Anash qendrës së unazes shihen me sy të lirë imazhet e Jezusit dhe një shenjtori.-

Thompson e gjeti thesarin kur po përdorte një detektor që bleu në faqen e internetit të ankandeve në internet “Ebay”. Ai e zbuloi metalin nën shkopin e tij vetëm pas 20 minutash shëtitje në Sherwood Forest në Nottinghamshire. /Gazeta Sinjali/