image Tristan Thompson i propozon martesë Khloe Kardashian me unazë diamanti?

Showbiz/ Tristan Thompson i propozon martesë Khloe Kardashian me unazë diamanti?

news image

Khloe Kardashian, ylli i shfaqjes televizive “Keeping Up With The Kardashians”, kohëve të fundit ka qenë pjesë e pandashme e mediave rozë, duke qenë dy herë “viktimë” e skandaleve të tradhtisë nga babai i vajzës së saj.

Khloe kishte bërë të ditur qëndrimin e saj sa i përket lidhjes me Tristan Thompson duke u deklaruar se ata tanimë ishin vetëm prindërit e True. Mirëpo sipas shfaqjes së trailer-it të ri të “Keeping Up With The Kardashians”, deklarata e Khloe duket se nuk qëndron më.

Bota e Khloe Kardashian u trondit në shkurt kur i dashuri i saj Tristan Thompson u ekspozua sikur e mashtroi edhe një herë.

Kështu që reagimi i saj i habisë ishte i dukshëm, pasi ish-i i saj ia dhuroi  një unazë ngjyrë rozë prej diamanti, të paktën kështu shfaqet në pamjet e zbuluara në trailerin e ri të “Keeping Up With The Kardashians”.

Ajo u thotë miqve të saj në një skenë: ‘Shikoni atë që më dha Tristan natën e kaluar, një diamant rozë’.

A ishte kjo unazë fejese apo thjesht një dhuratë drejtuar nënës së fëmijës së tij ende mbetet të shihet?

/Gazeta Sinjali/