Rita Ora ka flour për frikën që kishte ajo nga kanceri i gjirit, ku u bën thirrje grave që të kontrollohen pas pandemisë.
Ylli 30-vjeçar, nëna e së cilës u diagnostikua me kancer të gjirit në 2005, foli për herë të parë në lidhje me përvojat e saj me sëmundjen.
“Ora zbuloi se vuan nga sulme gjymtuese paniku për shkak të ‘frikës’ se mos diagnostikohet me kancer të gjirit pasi nëna e saj Vera luftoi me sëmundjen në 2005, shkruan The Sun, tansmeton Gazeta Sinjali.
“Unë kam bërë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të kancerit të gjirit) dhe testin e gjenit dhe për fat të mirë, nuk e kam gjenin. Por unë ende e kontrolloj veten rregullisht. Gjenetikisht, nuk kishte histori të kancerit të gjirit në familjen time para nënës sime, por ajo përsëri e mori atë. Ka shumë mësime në internet që kam përdorur. Duhet të jeni të vetëdijshëm për trupin tuaj. Por gjithashtu mund të telefononi mjekun tuaj për të kërkuar. Ka shumë mënyra për të hyrë në informacion”, shtoi ajo./Gazeta Sinjali/