Rita Ora është këngëtare e njohur botërore, por disa herë ka qenë edhe pjesë e filmave të ndryshëm. Përmes një InstaStory, ajo ka treguar se është pjesë e filmit “Twist”, i cili tashmë është finalizuar dhe pritet që së shpejti të dalë në treg, shkruan Gazeta Sinjali.
Rita njoftoi se filmi do të publikohet më 29 janar në “Sky Cinema”.
Kohëve të fundit, Rita ka qenë shumë e përfolur në media, për shkak të festimit të ditëlindjes me një numër të madh njerëzish, në kohën kur Londra ishte e karantinuar dhe e kishte të ndaluar grumbullimin e njerëzve.
Kjo gjë e dëmtoi shumë Ritën, ku ia prishën shumë marrëveshje të projekteve të ndryshme. /Gazeta Sinjali/