Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këto ditë po qëndron në Los Angeles.
Ndërkohë, 29-vjeçarja vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria.
Një gjë të tillë, e ka bërë së fundmi përmes ripostimit të një fotografie që e ka publikuar mikesha e saj, Anda Saku, në InstaStory.
Bëhet fjalë për një fotografi bardhë e zi të një çifti që përpiqen t’i dhurojnë puthje njëri-tjetrit, në mbishkrimin e së cilës shkruhet: “Dita e Shën Valentinit 2020”.
E krejt kjo duket të jetë një ironi me coronavirusin, i cili ka një përhapje mjaft të diskutuar globale, veçanërisht në Kinë dhe është shndërruar në krye-temën e mediave internacionale kohëve të fundit.
Si e rritur në Mbretërinë e Bashkuar, Rita duket se i përshtatet mjaft mirë humorit anglez, që njihet ndryshe si “humor i zi”.