Fotografi me famë botërore, Bryan Adams, ka realizuar së fundmi fotografi të artistes shqiptare Rita Ora lakuriq në vaskë, për kalendarin ikonik “Pirelli 2022”.
I njëjti gjatë këtyre ditëve ka qenë i ngarkuar edhe me realizimin e fotografive për të famshmet e tjera, përfshirë: Cher, Grimes, Jennifer Hudson, Iggy Pop, Normani, Saweetie dhe St. Vincent, për edicionin e ardhshëm të kalendarit ikonik të titulluar “On The Road”.
Dhe së bashku me zbulimin e yjeve të këtij viti, “Pirelli”, ka publikuar edhe një fotografi bardhë e zi të krijueses së shumë hiteve, Rita Ora, shkruan DailyMail.
Bryan, 61 vjeç, mund të shihet duke qëndruar në një tualet për të marrë pozën, ndërsa këngëtarja ulet në banjën e zbrazët duke u dukur sensacionale me këmbët e saj të trasha dhe takat e larta qiellore.
Krahu i saj i ngjyrosur është parë i varur nga ana e banjës, ndërsa ajo po mbante edhe stoli.
Në një deklaratë për shtyp, fotografi tha: “Në rrugë është vendi ku kam qenë për 45 vitet e fundit, sepse jeta e një muzikanti përbëhet nga rrugë, udhëtime, pritje në hotele, orë në prapaskenë”. /GazetaSinjali/