image Rita Ora, shqiptarja e parë që fiton çmim në “Latin American Music Awards 2019”

Showbiz/ Rita Ora, shqiptarja e parë që fiton çmim në “Latin American Music Awards 2019”

news image

Është mbajtur ceremonia më e madhe e ndarjes së çmimeve në Amerikën e Jugut, “Latin American Music Awards”.

Për herë të parë në historinë e këtij evenimenti, në vitin 2019 u nominua një shqiptare.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, bashkë me artistet Sofia Reyes dhe Anitta konkurronin për çmimin “Videoja më e mirë muzikore”, për bashkëpunimin e tyre “R.I.P”.

Dhe ishte pikërisht kjo këngë e cila doli triumfuese në këtë kategori, duke lënë prapa këngët “Te Confieso” nga Canila Cabello, “La Respuesta” nga Becky G & Maluma, “Si Supieras” nga Daddy Yankee & Wisin y Yandel dhe “En Guerra” nga Sebastian Yatra & Camilo.

Ishte këngëtarja e famshme latine, Sofia Reyes ajo e cila ishte prezente në këtë eveniment, dhe u ngrit për të marrë çmimin, kur bashkëpunimi i tyre u shpall fituese.

Një suksesi të tillë, iu gëzuan edhe dy bashkëpunëtoret e saj, Rita Ora dhe Anitta, të cilat ndanë me fansat disa imazhe në rrjetet sociale, ku shfaqej Sofia bashkë me trofeun në duar.

Rita Ora bëhet shqiptarja e parë që merr një çmim të tillë ndërkombëtar.