Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka qenë ndër më të komentuarat kohëve të fundit.
Jo vetëm që theu rregullat antiCOVID, por edhe për paraqitjet glamuroze e albumin unik që ka publikuar.
Në disa pamje të fundit të shpërndara në rrjetin social Instagram, artistja ka befasuar ndjekësit e saj.
Ora është parë duke incizuar në një studio muzikore, derisa bëri të ditur se është duke punuar në pjesën e dytë të mini-albumit “Bang”, transmeton telegrafi.
Pjesën e parë ajo e ka lansuar muajin që lamë pas, teksa gjithsej kishte katër këngë tejet të veçanta.
Vlen të përmendet vëmendje të madhe mori Rita edhe në klipin e njërës këngë, ku u shfaq me veshje kombëtare shqiptare. /Gazeta Sinjali/