Këngëtarja me famë botërore Rita Ora është shfaqur në veshje të Miu Miu, në disa fotografi nga maja e Kullës Eiffel për të festuar Javën e Modës në Paris, shkruan Gazeta Sinjali.
Rita Ora ka marrë vëmendje edhe njëherë nga Java e Modës në Paris.
Rita me veshjen e saj, me një kostum me drita, të punuar nga Miu Miu, ka bërë që ta ketë edhe njërën prej paraqitjeve më eksplozive në këtë event.
Këngëtarja me origjinë shqiptare pritet të jetë edhe në sfilatat e Fendi, Lanvin dhe Alexandre Vauthier, derisa një paraqitje e Ritës pritet të transmetohet drejtpërdrejt në tërë globin./GazetaSinjali/