image Rita Ora shfaqet në Francë me maskë mbrojtëse kundër koronavirusit

Showbiz/ Rita Ora shfaqet në Francë me maskë mbrojtëse kundër koronavirusit

news image

Frika nga infeksioni i Koronavirusi ka kapluar edhe artistët shqiptarë me fame ndërkombëtare.

Rita Ora është njëra nga ta, e cila gjatë një udhëtimi në Francë, në Javën e Modës në Paris ka shkuar më se e pregatitur, shkruan Gazeta Sinjali

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ajo shfaqet me një maskë mbrojtëse kundër koronavirusit.

Ky virus tashmë është përhapur edhe në Francë, ku janë paraqitur 5 raste të infektuarve me koronavirus, duke bërë që numri i të prekurve të kap shifrën e 11 personave.

Virusi bartet nga një person te tjerë përmes rrugëve të frymëmarrjes me anë të spërklave, zakonisht gjatë kollitjes apo teshtitjes./Gazeta Sinjali/