Rita është duke punuar për këngën e saj të re në Los Angeles. Ajo u pa në bregdet derisa po xhironte videoklipin e projektit të ri, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” ka vendosur që të lansojë këngën “You For Me” me këngëtarin Sigala, muajin tjetër.
Ndërkohë, xhirimet i ka filluar tani, derisa është parë me një fustan transparent.
Derisa bënte lëvizje tërheqëse para kamerës, Rita shfaqi tiparet e formësuara trupore.
Përndryshe, ajo dhe Sigala kanë punuar së bashku më parë në këngën “Coming Home” e cila u lansua në Nëntor 2015./Gazeta Sinjali/