image Rita Ora sfilon për markën e njohur në Moskë

Showbiz/ Rita Ora sfilon për markën e njohur në Moskë

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora njihet për këngët e saj që kthehen në hite dhe dëgjohen gjithandej nëpër botë, duke zënë vende të rëndësishme në top listat më të njohura.

Në paraqitjen e saj të fundit, ajo është shfaqur e veshur me komplete të kuqe që i shkonin shumë asaj, gjatë një promovimi të markës “Escada” në Moskë.

Ajo u shpreh se është mjaft e lumtur që ka qenë pjesë e promovimit të dyqanit që u hap në Moskë, e që shet produktet e kësaj marke të veshjeve që për imazh kanë zgjedhur Ritën.

Në një fjalim të mbajtur para të pranishmëve, Rita tregoi gjithashtu se për Rusinë ka një simpati të veçantë, ngase nëna e saj, Vera, ka studiuar në atë vend, bashkë me motrën e saj të madhe në Akademinë Mjekësore në Moskë – kjo pasi babai i tyre (gjyshi i Ritës), ishte në atë kohë diplomat shqiptar i dërguar në konsullin e Rusisë (aso kohe pjesë e Bashkimit Sovjetik).

“Mamaja ime ka studiuar këtu, ajo thotë gjëra të mrekullueshme për Rusinë, veçanërisht për kulturën, dhe ushqimin – është thjeshtë vendi im i preferuar. Jam shumë e lumtur të jem në hapjen e këtij dyqani. Do të jetë bukur”, ka thënë Rita Ora gjatë fjalimit të saj, të cilin e ka ndarë me fansat e saj në InstaStory./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/180099715689705/videos/453699505258062/?v=453699505258062